75 Mall Live Search
16:32 / E Martë, 10 Mars 2026 / MSH1

Dogana me aksion në depot e 5 bizneseve/ Sekuestrohet mall sportiv – pa dokumentacion

Dogana e Kosovës sot ka realizuar një operacion kontrolli në pesë lokacione, kryesisht depo të bizneseve të ndryshme.

Kontrolli u realizua bazuar në autorizimet ligjore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit është gjetur një sasi e konsiderueshme e mbathjeve sportive me marka të mbrojtura dhe veshje tekstili.

Malli dyshohet se nuk posedon dokumentacion për origjinën dhe zhdoganimin e rregullt në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme procedurale.

Personat e dyshuar janë duke u intervistuar, ndërsa malli është duke u inventarizuar dhe konfiskuar për t’u transportuar në depot e Doganës së Kosovës.

Vlera e mallit dyshohet të jetë afro 800 mijë euro.