75 Mall Live Search
17:02 / E Martë, 10 Mars 2026 / Gj Sh

Real Madrid nis kontaktet me Cesc Fabregas

Real Madrid po vazhdon të mendoj për emrin e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit mbretëror nuk janë të bindur me Alvaro Arbeloan, i cili u emërua përkohësisht në postin e trajnerit, pas largimit të Xabi Alonsos, shkruan IndeksOnlne.

Sipas mediave spanjolle, ”Los Blancos” janë duke e ndjekur ecurin e Cesc Fabregas.

38-vjeçari është i pëlqyer për shkak të etikës së tij të punës, filozofisë së tij të futbollit dhe stilit të tij të komunikimit.

Cesc Fabregas po kalon një sezon fantastik si trajner i Comos, ku aktualisht renditet në vendin e katërt në Serie A, me 51 pikë në 28 ndeshje./IndeksOnline/