Ende pa asnjë gjurmë të tij, kërkimet për Alush Kastratin sot u zhvilluan me paraglajding
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë me dije se edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar operacionin për gjetjen e personit të zhdukur, Alush Kastrati.
Për të rritur mundësitë e kërkimit, është angazhuar edhe departamenti i paraglajdingut, i cili po kontrollon zonat nga ajri në mbështetje të ekipeve në terren.
“Operacioni i kërkimit po vazhdon me intensitet të shtuar dhe me shpresën për ta gjetur sa më shpejt” thuhet në njoftimin e SHKKSH-së.
Ekipi i SHKKSH-së është angazhuar qysh nga e diela për kërkimin e qytetarit nga Rahoveci.
Operacioni për kërkimin e tij është zhvilluar në bashkëpunim me FSK-në, Policinë e Kosovës dhe Komunën e Rahovecit.

