Kur Newcastle mendoi se fitoi, Barcelona shpëton me penallti
Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e 1/8 së finales së Champions league, mes Newcastle United dhe Barcelonës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”St. James’ Park”, ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Harvey Barnes, i dha epërsin Newcastle, me golin e shënuar në minutën e 86-të.
Kur të gjithë prisnin fitoren e ”Laraskave”, u akordua penallti për Barcelonë, ku Lamine Yamal barazoi shifrat në 90+5.
Ky rezultat le të hapur mundësinë për kualifikim për të dyja skuadrat, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet 18 mars në ”Camp Nou”./IndeskOnline/

