Dy raste të drogës në Ferizaj, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar në Ferizaj në dy raste të ndara për posedim të paautorizuar të narkotikëve, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Sali Çeku”, rreth orës 21:30, ku është arrestuar një i dyshuar kosovar. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa në veturën e tij është gjetur edhe një qese tjetër me të njëjtën substancë dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Brigada 161”, rreth orës 22:30, ku policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 34.44 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e paketuar në qese plastike, një mulli për bluarjen e marihuanës, dy pako letra për mbështjellje, një telefon mobil dhe para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

