75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / MSH1

SHBA-ja eliminon 16 anije iraniane, që vendosnin mina në Ngushticën e Hormuzit

Ushtria amerikane thotë se ka eliminuar 16 anije iraniane që vendosin mina në Ngushticën e Hormuzit, pasi presidenti Trump e paralajmëroi Iranin të mos “vendosë asnjë minë” atje.

Ndërkohë, tre anije tregtare janë dëmtuar nga predht” në zonë.

Nga ana tjetër, Irani po vazhdon sulmet e tij në të gjithë rajonin, duke përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajtin, shkruan BBC.

Katër persona u plagosën kur dy dronë ranë pranë aeroportit të Dubait – trafiku ajror nuk është prekur.

Më parë, shefi i policisë së Iranit tha se çdo iranian që mendon të protestojë kundër qeverisë do të trajtohet “në të njëjtën mënyrë që ne trajtojmë armikun”.