75 Mall Live Search
10:34 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / Gj Sh

Interesimi nga Orlando, Griezmann jep përgjigjen e parë

Antoine Griezmann ka folur për herë të parë për interesimin e Orlando Cityt.

Skuadra amerikane dëshiron të nënshkruaj me sulmuesin francez sa është ende i hapur afati kalimtar i transferimeve në ShBA, shkruan IndeksOnline.

Por Griezmann pas ndeshjes me Tottenhamin, ia ka bërë të qartë Orlandos se nuk do të transferohet në MLS tani, por duke lenë të hapur mundësinë e transferimit gjatë verës.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe po e shijoj shumë veten. Ideja është të arrij në finalen e Champions League dhe të fitoj Kupën e Mbretit me Atletikon, pasi kjo është ëndrra ime”, ka deklaruar Griezmann./IndeksOnline/