Ministri iranian konfirmon mospjesëmarrjen në Kupën e Botës: Kjo qeveri e korruptuar ka vrarë liderin tonë
Pavarësisht se Donald Trump siguroi sot Presidentin e Fifas, Gianni Infantino se kombëtarja e Iranit do të marr pjesë në Kupën e Botës, ka ardhur reagimi i parë nga qeveria iraniane.
Ministri iranian i sportit Ahmad Donjamali, ka thenë se Kombëtarja e Iranit nuk ka shans të jetë pjesë e Kampionatit Botëror, shkruan IndeksOnline.
“Ne nuk kemi absolutisht asnjë shans për të marrë pjesë pasi kjo qeveri e korruptuar ka vrarë liderin tonë”, ka deklaruar Donjamali.
Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar për pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës, por nëse vendosin të mos marrin pjesë, FIFA do të vendos për kombëtaren tjetër, ku Iraki dhe Unitetet e Bashkuara Arabe janë dy kombëtaret favorite, bazuar në pikët që kanë marrë gjatë kualifikimeve.
Kujtojmë që Kupa e Botës nis me 11 qershor dhe përfundon me 19 korrik./IndeksOnline/

