75 Mall Live Search
09:01 / E Enjte, 12 Mars 2026 / KV

Hajnat vjedhin një trafo elektrike në Fushë-Kosovë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Fushë-Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, të martën persona të panjohur kanë vjedhur një trafo elektrike, kabllo elektrike si dhe gypa inox.

Vlera e dëmit të shkaktuar konsiderohet e madhe, ndërsa lidhur me rastin nuk janë identifikuar ende të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/