75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 12 Mars 2026 / AR

JLo merr pjesë në eventin kundër “Kancerit të grave”, mahnit me paraqitjen surprizë

Jennifer Lopez i kishte të gjithë sytë nga vetja, teksa bëri një paraqitje surprizë në hotelin Beverly Wilshire për galanë e mbushur me yje, “Unforgettable Evening”, të mërkurën.

Superylli 56-vjeçar nuk eci në tapetin e kuq, por u fotografua duke u shoqëruar me të ftuarit dhe duke folur në skenë brenda eventit, transmeton Indeksonline.

Lopez u fotografua duke iu drejtuar turmës

Ajo mbante veshur një fustan të zi që binte në sy, me një dekolte të hapur dhe një xhaketë të zezë sipër.

Krijuesja e hitit “Love Don’t Cost A Thing” vendosi vathë argjendi dhe një dorezë të zezë.

Eventi vjetor mbahet në dobi të Fondit të Kërkimit të Kancerit të Grave.

Bukuroshja që nuk njeh moshë, nxirrte në pah ngjyrën e saj të shkëlqyeshme me një model flokësh interesant.

Ajo zgjodhi një ngjyrë të mbylltë të syve dhe buzëkuq të errët për të kompletuar pamjen e saj.

Eventi vjetor mbahet në dobi të “Fondit të Kërkimit të Kancerit të Grave”./Indeksonline/

Për më shumë se 25 vjet, “Një Mbrëmje e Paharrueshme” ka qenë një nga ngjarjet bamirëse më të profilit të lartë në Los Angeles.