75 Mall Live Search
09:42 / E Enjte, 12 Mars 2026 / G T

Moment që s’u pa, Haalandi e largoi fanellën kur Valverde shënoi golin e tretë

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë pësoi humbje 3:0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Mesfushori, Fede Valverde shënoi tri gola në “Santiago Bernabeu”, shkruan Indeksonline

Moment që s’u pa në TV, Erling Haaland largoi fanellën e tij kur mesfushori shënoi të tretin.

Ishte një moment dorëzimi, por sulmuesi norvegjez më pas shkoi drejt stolit dhe hoqi bluzën e brendshme.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në “Etihad”./Indeksonline/