75 Mall Live Search
13:49 / E Enjte, 12 Mars 2026 / A

KQZ-ja pezullon AKR-në e Behgjet Pacollit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë vendim sot për ta pezulluar partinë Aleanca Kosova e Re – AKR.

Ky vendim merret pasi AKR-ja, nuk e ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor sipas afateve.

Sipas KQZ-së, AKR-ja ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës ta mbante më 25 shkurt 2026, deri me këtë datë nuk ka mbajtur asnjë kuvend dhe si rrjedhojë KQZ-ja mori vendim për ta pezulluar AKR-në.

Pro këtij vendimi, votuan të gjithë anëtarët e KQZ-së me gjithsej 11 vota.