75 Mall Live Search
14:23 / E Enjte, 12 Mars 2026 / G T

Zyrtare: David Villa rikthehet tek Atletico Madridi

Klubi i Atletico Madridit ka njoftuar rikthimin e një prej figurave të dashura të sezonit historik 2013–14.

Legjenda spanjolle David Villa do të bashkohet me klubin në rolin e këshilltarit, duke sjell përvojën dhe vizionin e tij për të mbështetur zhvillimin sportiv të skuadrës, shkruan Indeksonline

Villa ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin e La Liga në sezonin 2013–14 dhe mbetet një figurë shumë e respektuar nga tifozët rojiblancos. Rikthimi i tij në klub shihet si një hap i rëndësishëm për të forcuar lidhjen mes historisë së lavdishme të klubit dhe projekteve për të ardhmen.

“Mirë se u ktheve në shtëpi, David”!