Humb jetën në moshë 53 vjeçare, DJ-ja i Eminem
Një DJ legjendar në botën e hip-hopit, i cili gjithashtu punoi ngushtë me Eminem në kanalin e tij radiofonik Shade 45, ka ndërruar jetë.
Sear kishte punuar si DJ në këtë stacion që nga themelimi i tij në vitin 2004.
Ai gjithashtu iu bashkua reperit në turneun Anger Management Tour në fillim të viteve 2000.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.I lindur dhe i rritur në New York City, Sear u bë një nga zërat më të njohur të radios në hip-hop gjatë dekadave të karrierës së tij në transmetim./Indeksonline/

