75 Mall Live Search
23:37 / E Enjte, 12 Mars 2026 / Gj Sh

Mur i pakalueshëm! 83 goditje por vetëm 1 gol i pësuar, njihuni me skuadrën me mbrojtjen më të fortë në garat evropiane

Skuadra qipriote AEK Larnaca po shfaq një nga mbrojtjet më të forta në garat evropiane këtë sezon.

Që nga fillimi i fazës së ligës në Conference League, nga shtatori i vitit të kaluar, AEK Larnaca ka zhvilluar shtatë ndeshje në Evropë dhe ka pësuar vetëm një gol, shkruan IndeksOnline.

Ky është numri më i ulët i golave të pësuar nga çdo skuadër në garat evropiane gjatë kësaj periudhe.

Edhe më impresionues është fakti se portieri dhe mbrojtja e skuadrës qipriote kanë përballuar plot 83 goditje drejt portës, por vetëm njëra prej tyre ka përfunduar në rrjetë.

Kjo statistikë tregon qartë disiplinën taktike dhe organizimin e jashtëzakonshëm në repartin defensiv.

Forma e fortë në mbrojtje ka qenë një nga arsyet kryesore pse AEK Larnaca po vazhdon të jetë një kundërshtar shumë i vështirë për çdo ekip në garat evropiane.

Sonte AEK Larnaca barazoi 0-0 si mysafire e Crystal Palace, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Conference League./IndeksOnline/