75 Mall Live Search
09:11 / E Premte, 13 Mars 2026 / S Z

Arrestohet në Morinë 38-vjeçari nga Kosova, tentoi të trafikonte armë në Shqipëri

Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare në Morinë, nën dyshimin se tentoi të trafikonte në Shqipëri një armë zjarri të vjedhur në Gjermani.

Sipas Policisë së Shqipërisë, i dyshuari tentoi të trafikonte edhe një veturë të tipit “BMW”

Gjatë operacionit u arrestuar edhe një 34-vjeçar, po ashtu banues në Prishtinë.

Në ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.