Kapën duke konsumuar marihuanë pranë pikës kufitare në Kaçanik, policia u konfiskon drogë
Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Kaçanik.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 12 mars 2026 rreth orës 21:10 në fshatin Glloboçic të Kaçanikut, në rrugën magjistrale afër pikës kufitare.
Gjatë patrullimit, njësiti policor ka vërejtur dy të dyshuar meshkuj kosovarë duke konsumuar një substancë që dyshohej të ishte marihuanë.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor ku janë intervistuar nga organet kompetente. Gjatë kontrollit, policia ka konfiskuar rreth 3.94 gram substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
Me vendim të prokurorit, pas procedurave fillestare, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.

