75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 13 Mars 2026 / L A

Arbeloa konfirmon mungesën e Mbappes ndaj Elches

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka qenë së fundi në konferencë.

Spanjolli, foli rreth situatave të klubit përfshirë dhe Mbappen i cili u diskutua për rikthim.

Mirëpo Arbeloa, konfirmoi se Mbappe nuk do të startojë ndaj Elches dhe do ta evaluojnë situatën sa i përket ndeshjes së kthimit ndaj Manchester Cityt.

“Mbappé po përmirësohet çdo ditë. Misioni është ta kemi të disponueshëm për ndeshjen kundër Man Cityt. Ai nuk do të luajë nesër. Të dielën do të vendosim për Man Cityn”, u shpreh Arbeloa./IndeksOnline/