Bondsteel’i i dhuron tre shtretër donacion QKMF’së në Lagjen e Muhaxherëve
Bondsteel-i Amerikan të premten i ka dhuruar tre shtretër spitalorë si donacion Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve
Sipas njoftimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, donacioni u realizua me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian.
Postimi i plotë:
Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it Italian (LMT Italiane).
Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një Kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij.

