Probleme për Realin, Mendy lëndohet dhe do të humbas ndeshjet e rëndësishme
Futbollisti i Real Madrdit ka pësuar një lëndim të ri.
Klubi mbretëror ka njoftuar se mbrojtësi francez, është diagnostikuar një dëmtim muskulor në bicepsin femoris të këmbës së djathtë, shkruan IndeksOnline.
Bazuar në këtë lëndim, 30 vjeçari do të mungoj së paku në dy ndeshjet e ardhshme, në fundjavë ndaj Elches dhe ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt në Champions League.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, stafi i Real Madridit shpreson që Mendy të rikuperohet kundër Atlético Madrid fundjavën e ardhshme./IndeksOnline/

