Tottenham në krizë, drejtuesit shqyrtojnë emra për të zëvendësuar Igor Tudor
Tottenham Hotspur po analizon mundësitë për një ndryshim në pankinë, ndërsa presioni ndaj trajnerit Igor Tudor po rritet pas rezultateve të dobëta në Premier League.
Sipas raportimeve të The Athletic, drejtuesit e klubit londinez kanë filluar të shqyrtojnë disa alternativa të mundshme në rast se vendoset shkarkimi i teknikut kroat, shkruan IndeksOnline.
Bëhet e ditur se në listën e kandidatëve të mundshëm për pankinën e Tottenhamit përmenden disa emra të njohur të futbollit anglez dhe ish-lojtarë të klubit. Ndër ta përfliten Ryan Mason, ish-mesfushori dhe aktualisht pjesë e stafit teknik, si dhe legjenda e klubit Robbie Keane.
Në diskutime është përmendur gjithashtu edhe trajneri anglez Sean Dyche, i njohur për përvojën e tij në elitën e futbollit anglez. Ndërkohë, një rikthim i mundshëm i ish-trajnerit Mauricio Pochettino mbetet një skenar më pak i mundshëm, por që vazhdon të përmendet në qarqet e klubit dhe mes tifozëve.
Vendimi për të ardhmen e Tudor pritet të varet nga ndeshjet e ardhshme dhe nga aftësia e ekipit për të dalë nga kriza aktuale./IndeksOnline/

