75 Mall Live Search
09:26 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / F.R

Ekstradohen nga Italia në Kosovë, dy të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe vrasje në tentativë

Dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pasi i ishin shmangur drejtësisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila njoftoi se operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim me institucionet e drejtësisë dhe autoritetet italiane, përmes INTERPOL.

Sipas policisë, më 12 mars është ekstraduar i dyshuari me inicialet A.B., i kërkuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Ndërsa një ditë më vonë, më 13 mars, është realizuar ekstradimi i të dyshuarit Xh.K., i cili kërkohej për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Pas mbërritjes në Kosovë, të dyshuarit janë dorëzuar te njësitet përkatëse policore, përkatësisht në rajonet e Prizrenit dhe Mitrovicës, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore./IndeksOnline/