Aksident në rrugën Prishtinë-Lipjan/ Tri vetura përplasen ndërmjet vete
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Lipjan.
Tri automjete kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur ndërmjet vete, shkruan IndeksOnline.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, që menjëherë kanë nisur hetimet.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident zingjiror.
Bllokimi i rrugës ka bërë që në këtë segment të ngadalësohet qarkullimi i veturave.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

