75 Mall Live Search
13:00 / E Diele, 15 Mars 2026 / B XH

Ministria e Kulturës miraton projektin e ndërhyrjeve në Rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) ka miratuar projektin e ndërhyrjeve në Rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë, të propozuar nga Komuna e Prishtinës. Projekti zhvillohet brenda kufijve të zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës dhe pranë aseteve që janë pjesë e regjistrit shtetëror të trashëgimisë kulturore arkitekturore.

Në njoftimin për media, Ministria thotë se zbatimi i çdo projekti brenda zonave të mbrojtura kërkon leje të shkruar nga institucioni kompetent, në përputhje me nenin 6 të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. Sipas saj, projekti është miratuar pas shkëmbimit të rekomandimeve dhe po zbatohet në përputhje të plotë me bazën ligjore.

Ministria ka bërë thirrje për të gjithë investitorët, publikë dhe privatë, që të mos nisin punime në zona të mbrojtura pa pëlqimet paraprake nga institucionet përkatëse, duke paralajmëruar pasoja ligjore për shkeljet.

Në njoftim përmendet se edhe vetë Ministria, në raste të veçuara kur ka vepruar si investitore, është përballur me masa të ngjashme në raste të mungesës së autorizimeve. Ajo ka ripërsëritur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha palët në mënyrë që projektet të zhvillohen në harmoni me kriteret profesionale të ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. /IndeksOnline/

Postimi: