“Mund të përfundojmë në Conference League”, Szoboszlai i zhgënjyer: Duhet të zgjohemi!
Pas barazimit 1:1 në javën e 30-të të Premier League ndaj Tottenhamit, mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, shprehu zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij me performancën e ekipit.
“Duhet të zgjohemi sepse nëse vazhdojmë kështu, duhet të jemi të lumtur me një pjesëmarrje në Conference League”, tha Szoboszlai me emocione të forta.
Ai shtoi gjithashtu: “Nuk e di pse po ndodh kjo, sinqerisht nuk e di…”.
Me këtë pikë, Liverpooli shkon në kuotën e 49 pikëve në pozitën e 5-të./Indeksonline/

