75 Mall Live Search
07:40 / E Hënë, 16 Mars 2026 / Z S

Reshje shiu dhe bore gjatë kësaj jave, temperatura deri 16°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime në kushtet atmosferike.

Nga dita e martë parashihen reshje, ku në viset malore dhe në lartësi më të mëdha do të ketë borë, ndërsa në viset e ulëta priten kryesisht reshje shiu, të cilat herë-herë mund të përzihen edhe me borë.

Temperaturat minimale do të zbresin në vlera të ulëta, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri rreth 16 gradë Celsius.

Të hënën moti do të jetë i vranët me intervale me diell, ku temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet -2 dhe 1 gradë, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 13 deri në 16 gradë Celsius.

Të martën parashihen reshje shiu e bore, me temperatura minimale 0–3 gradë dhe maksimale 9–12 gradë.

Të mërkurën pritet mot kryesisht i vranët, me temperatura nga 1–3 gradë Celsius në mëngjes dhe 10–13 gradë gjatë ditës.

Ndërsa të enjten, moti do të mbajë kryesisht i vranët me intervale me diell, me temperatura minimale 1–3 gradë dhe maksimale 10–13 gradë Celsius. Të premten kushtet atmosferike mbeten të ngjashme, me temperatura minimale -1 deri 1 gradë dhe maksimale 9–12 gradë.