75 Mall Live Search
08:04 / E Hënë, 16 Mars 2026 / Z S

Ukshini: Përçarja politike në Kosovë po shfrytëzohet nga BE-ja për të bërë presion

Diplomati Sylë Ukshini ka deklaruar se situata politike në Kosovë po shfrytëzohet nga Bashkimi Evropian për të ushtruar presion ndaj vendit.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Ukshini tha se mungesa e organizimit dhe kohezionit të brendshëm politik po krijon hapësirë që presioni ndërkombëtar të rritet, ndërsa sipas tij kjo po ndodh në rrethana që shpesh interpretohen si në favor të serbëve.

“Unë mendoj se ne nuk jemi të organizuar brenda, nuk kemi kohezion dhe Bashkimi Evropian që ka ardhur tani bën presion për ne, që serbët duhet të trajtohen si popull qiellor. Kjo do të thotë se ata po e shfrytëzojnë këtë situatën tonë të brendshme që e kemi goxha kaotike dhe shumë përçarëse”, ka deklaruar Ukshini./Indeksonline/