75 Mall Live Search
08:15 / E Hënë, 16 Mars 2026 / G T

Ancelotti ka gati listën, Neymar para publikimit të saj: Jam apo s’jam, e dua Brazilin!

Ylli brazilian Neymar ka reaguar para publikimit të listës së re të Kombëtares së Brazilit nga trajneri Carlo Ancelotti, duke thënë se do ta mbështesë gjithmonë ekipin pavarësisht nëse ftohet apo jo.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, sulmuesi brazilian u pyet nëse pret të jetë pjesë e listës që pritet të publikohet së shpejti, shkruan Indeksonline

“Lista publikohet nesër? Pavarësisht nëse do të ftohem apo jo, unë gjithmonë do ta mbështes Kombëtaren e Brazilit”, u shpreh Neymar.

Deklarata e tij vjen në prag të shpalljes së listës nga Ancelotti, ku pritet të shihet nëse sulmuesi do të rikthehet në ekipin kombëtar pas periudhës së fundit me dëmtime dhe mungesa./Indeksonline/