75 Mall Live Search
08:47 / E Hënë, 16 Mars 2026 / G T

“Kontrata e re është gati”, Igli Tare e konfirmon dëshirën për të vazhduar me Luka Modriqin

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për të ardhmen e mesfushorit kroat Luka Modriq, duke konfirmuar se klubi “kuqezi” është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re.

Në një deklaratë për mediat, Tare theksoi se Milani dëshiron vazhdimin e bashkëpunimit me veteranin kroat, ndërsa gjithçka tashmë varet nga vendimi i vetë lojtarit, shkruan Indeksonline

“Ai e do Milanin dhe ne e duam atë. Kontrata e re është gati. Tani gjithçka varet nga ai. Do t’i japim kohën dhe hapësirën e nevojshme për të vendosur, por ai e pëlqen shumë të luajë për ne. Atij i pëlqen të jetë pjesë e këtij projekti,” u shpreh legjenda shqiptare.

Modric, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë një nga mesfushorët më të suksesshëm në futbollin europian, vazhdon të mbetet një figurë shumë e rëndësishme për Milanin, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

40-vjeçarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2026, por duket se do të vazhdoj edhe për një sezon tjetër në Serie-n A./Indeksonline/