75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 16 Mars 2026 / KV

Pengoi zyrtarin policor në detyrë, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka penguar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur, më 15 mars 2026 rreth orës 13:00. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar nga policia për pengim të personit zyrtar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente./IndeksOnline/