75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 16 Mars 2026 / G T

Shoku i Ylber Ramadanit del nga spitali, është shëndosh e mirë!

Lajm i mirë për Leccen dhe tifozët. Sulmuesi Lameck Banda, i cili u ndje keq gjatë ndeshjes kundër Napolit të Antonio Contes dhe u dërgua në spitalin “Cardarelli” në Napoli për kontrolle të mëtejshme, është liruar sot dhe ka rikthyer tashmë në klubin e tij.

Skuadra e Lecces njoftoi se Banda është shëndoshë e mirë dhe gati për të vijuar aktivitetin normal me ekipin, shkruan Indeksonline

Rikthimi i tij vjen në një moment veçanërisht të veçantë personal, pasi sulmuesi do të jetë pranë familjes për të përjetuar lindjen e fëmijës së tij të parë.

Ky lajm siguron një frymë pozitive për ekipin dhe tifozët, ndërsa Banda është gati të kontribuojë sërish në fushë për Lecce, duke kombinuar përkushtimin sportiv me momentet e rëndësishme të jetës personale./Indeksonline/