75 Mall Live Search
23:32 / E Hënë, 16 Mars 2026 / L A

Pedro Neto ia hedh paq, futbollisti i Chelsea, vetëm qortohet nga UEFA për shtyrjen e mbledhësit të topave

Pedro Neto nuk do të skualifikohet për shtyrjen që i dha një mbledhësi topash gjatë ndeshjes së parë të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germain.

Pasi bëri të ditur hapjen e një procesi disiplinor, Komisioni i Disiplinës së UEFA vendosi të  mos e skualifikojë futbollistin e Chelsea dhe të mjaftohet vetëm me një qortim për të

Pas shtyrjes, mbledhësi i topave ra në tokë  dhe rreth Pedro Netos u krijua një kaos i vërtetë dhe loja u ndal për disa çaste. 

“Po humbisnim dhe nën emocionet e ndeshjes, doja të merrja topin me shpejtësi dhe i dhashë një të shtyrë të vogël. Ishte një moment me shumë tension dhe dua të kërkoj ndjesë. I dhashë fanelën time. Më vjen vërtet keq, ndjej detyrimin t’i kërkoj falje”, u shpreh Neto.