Drenica fiton tri pikë në “Bajram Aliu”, e mposht Malishevën
Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore të madhe në javën e 25-të në Superligë, duke mposhtur 4:2: Malishevën në “Bajram Aliu”.
Golat për vendasit i shënuan: Igball Jashari (2), Kreshnik Uka dhe Veliqi, shkruan Indeksonline
Kurse për mysafirët, Diatta dhe Mevlan Zeka.
Me fitore, Drenica shkon në kuotën e 28 pikëve, kurse Malisheva mbetet me 37 pikë./Indeksonline/

