75 Mall Live Search
17:07 / E Martë, 17 Mars 2026 / MSH1

Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës

Ambasadori në ikje i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Në takimin lamtumirës, Orav theksoi rëndësinë koordinuese të Kosovës me BE-në për integrimin, Procesin e Berlinit dhe Planin e Rritjes.

Me këtë rast, Orav u shpreh se BE-ja qëndron në anën e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Rëndësia e strukturës së fortë koordinuese të Kosovës për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Planin e Rritjes , Procesin e Berlinit, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, ishin ndër temat e diskutuara në takimin tim të lamtumirës me ministrin Glauk Konjufca. BE-ja qëndron përkrah jush” shkroi Orav.