75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 17 Mars 2026 / Gj Sh

Mësohet çerekfinalja e parë e Champions League

Pas ndeshjeve të sotme të 1/8 së finale, është mësuar edhe ndeshja e parë çerekfinale e Champions League.

Real Madrid, Arsenal, PSG dhe Sporting Lisbona, janë katër skuadrat e para çerekfinaliste, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e parë çerekfinale e cila tashmë veçse dihet është ajo mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 7 prill në Portugali, derisa ajo e kthimit më 14 prill në Londër.

PSG e cila u kualifikua në çerekfinale, nesër mëson kundërshtarin, mes Liverpulit dhe Galatasarayt.

Ndërsa Real Madridi në çerekfinale përballet me fituesin e ndeshjes Atalanta – Bayern Munich, me skuadrën gjermane që ka përparësi, pasi që fitoi ndeshjen e parë me rezultat 6-1./IndeksOnline/