75 Mall Live Search
23:00 / E Martë, 17 Mars 2026 / B XH

Vdekja e këmbësorit në Skenderaj, policia jep detaje

Një person ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë në Skenderaj.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti,

Ai ka bërë të ditur se viktima është i moshës rreth 74- vjeçar.

“Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Stacion Policor për procedura të mëtejme. Njësitet relevante policore, përfshirë hetuesit e aksidenteve të trafikut, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha Zaiti. /IndeksOnline/