75 Mall Live Search
10:21 / E Mërkurë, 18 Mars 2026 / OSH

Ua morën titullin në tavolinë, tallet ylli i La Ligas: U jepni qaramanëve edhe tri gola

Gati dy muaj pasi fituan Kupën e Kombeve të Afrikës, lojtarët senegalezë u pritën me vendimin e CAN-it të martën në mbrëmje për të skualifikuar ekipin e tyre dhe për t’ia dhënë titullin Marokut.

Një nga të parët që reagoi ishte Pathé Ciss, mesfushori i Rayo Vallecano, i cili postoi disa foto të tij në rrjetet sociale duke pozuar me medaljen dhe titullin e kampionit të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe një mesazh të çuditshëm: “Mund t’u japësh edhe tre gola qaramanëve”.

Ciss i referohet rezultatit përfundimtar që CAN-i i ka dhënë finales, një 3-0 në favor të Marokut, të cilin mesfushori senegalez e tallet./Indeksonline/