Drita harron humbjen nga Ballkani, i rikthehet fitoreve
Drita i është rikthyer fitoreve në Superligë.
Pas humbjes në fundjavë nga Ballkani, skuadra gjilanase para tifozëve vendas shënoi fitore ndaj Dukagjinit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Besnik Krasniqi i dha epërsinë ”Intelektualëve”, me golin e shënuar në minutën e 12-të.
Hekuran Berisha barazoi shifrat në minutën e 34-të, derisa pjesa e parë u mbyll me barazim 1-1.
Golin e fitores për Dritën e shënoi Veton Tusha, në minutën e 63-të.
Pas 25-së xhirove, Ballkani dhe Drita kryesojnë tabelën e Superligës, me nga 45 pikë, derisa Dukagjini renditet e gjashta, me 33 pikë./IndeksOnline/

