Finale para finaleve, ndeshje shumë të forta në çerekfinale të UEFA Champions League
Është kompletuar faza e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku tetë skuadrat më të mira të Evropës do të përballen në duele shumë interesante për një vend në gjysmëfinale.
Shorti ka sjellë disa përballje të mëdha mes gjigantëve të futbollit evropian, që pritet të dhurojnë spektakël për tifozët, shkruan Indeksonline
Në çerekfinale do të përballen:
Dueli mes Real Madridit dhe Bayern Munchen konsiderohet si një nga përballjet më të forta të kësaj faze, ndërsa edhe përplasja mes PSG-së dhe Liverpoolit pritet të jetë një tjetër ndeshje e nivelit të lartë.
Ndërkohë, Barcelona do të përballet me rivalin spanjoll Atletico Madrid, ndërsa Sporting do të kërkojë surprizën ndaj Arsenalit./Indeksonline/

