Rihanna rrit sigurinë në maksimum pas sulmit, shoqërohet nga gjashtë truproja në New York
Këngëtarja me famë botërore Rihanna ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë pas incidentit të armatosur që ndodhi pranë rezidencës së saj në Beverly Hills. Raportohet se artistja nuk po i lë më asgjë rastësisë, duke marrë masa shtesë për mbrojtjen personale pas ngjarjes tronditëse.
Sipas raportimeve të TMZ, ajo tashmë shoqërohet nga një numër i madh truprojash, të cilët e ndjekin në çdo lëvizje, përfshirë edhe gjatë qëndrimit të saj në New York. Vendimi vjen si reagim ndaj të shtënave me armë që u regjistruan pranë shtëpisë së saj, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Ngjarja ndodhi kur një e dyshuar hapi zjarr drejt pronës së këngëtares nga një automjet në lëvizje, ndërsa autoritetet arritën ta arrestojnë atë pak më vonë. Hetimet janë ende në zhvillim dhe motivet e sulmit nuk janë bërë të ditura deri më tani.
Pas incidentit, Rihanna thuhet se ka shtuar kujdesin maksimal për sigurinë e saj dhe familjes, duke angazhuar më shumë personel sigurie dhe duke kufizuar ekspozimin publik. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje rrezikun me të cilin përballen figurat publike në jetën e përditshme./IndeksOnline/
Rihanna and A$AP Rocky aren't taking any chances after the terrifying shooting at their L.A. home, stepping out in NYC looking calm, but heavily guarded. ❤️ https://t.co/Io8h8A6PJ1
— TMZ (@TMZ) March 18, 2026
📸: @backgrid_usa pic.twitter.com/1c7gl2J9N9

