75 Mall Live Search
08:03 / E Premte, 20 Mars 2026 / H F

FFK uron festën: Simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit

Federata e Futbollit e Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët e besimit myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, FFK tha se kjo festë, që vjen pas përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, është simbol i sakrificës, solidaritetit dhe respektit për njëri-tjetrin

“Urojmë që kjo ditë të sjellë paqe, shëndet, mbarësi dhe gëzim në çdo familje. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të federatës.