Facebook po kërkon punëtorë, këto janë kushtet
Facebook është duke kërkuar punëtorë të kualifikuar. Kompania e famshme është duke kërkuar dy redaktorë që do të kryejnë detyrën e menaxhimit të historive të lidhura me teknologjinë.
Poashtu, Facebook po kërkon edhe një redaktor menaxhues që do të udhëheqë programet e përmbajtjes digjitale nëpër kanalet e komunikimit teknologjik të kësaj kompanie.
Facebook është e interesuar që të afroi vetes edhe strateg që dinë të punojnë me marka për të përdorur aplikacionet e ndryshme kreative.
Kualifikimet minimale për këto vende përfshijnë përvojë 10 vjeçare editoriale në teknologji ndërsa pagat thuhet se janë mjaft të kënaqshme./Indeksonline/