75 Mall Live Search
18:39 / E Premte, 20 Mars 2026 / Gj Sh

Brazil pa liderin e portës: Alisson jashtë për ndeshjet e marsit

Portieri i Liverpulit, Alison Becker ka pësuar një tjetër dëmtim, duke shkaktuar shqetësim të madh si te klubi anglez, ashtu edhe te përfaqësuesja e Brazilit.

Gardiani brazilian nuk do të jetë në dispozicion për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti gjatë kësaj periudhe, duke humbur dy ndeshjet miqësore të muajit mars, shkruan IndeksOnline.

Brazili do të përballet në ndeshje miqësore me Francën më 26 mars dhe me Kroacinë më 1 prill.

Në mungesë të tij, pritet që portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvilli të marrë vendin në portën e Liverpulit këtë fundjavë, duke i dhënë një mundësi të artë për të dëshmuar vlerat e tij./IndeksOnline/