75 Mall Live Search
15:57 / E Shtunë, 21 Mars 2026 / Gj Sh

Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit (VIDEO)

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të rëndësishme të sezonit.

”Pirati” gaboi nga pika e bardhë, pasi gjuajtja e tij përfundoi mbi portë, duke humbur mundësinë që Mallorca të barazoj rezultatin ndaj Elches, në minutat e fundit të ndeshjes.

Elche fitoi me rezultat 2-1, derisa Mallorca ka humbur edhe mundësinë për tu larguar nga zona e rrezikshme.

Pavarësisht kësaj, Muriqi mbetet golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga këtë sezon, me 18 gola të shënuara./IndeksOnline/