75 Mall Live Search
22:56 / E Diele, 22 Mars 2026 / G T

“Mbretërit” mbetën në garë për titull, fitojnë derbin e Madridit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar një fitore të madhe ndaj Atletico Madridit me rezultatin 3:2.

Golat për ekipin e Alvaro Arbeloas i shënuan: Vinicius Jr (2) dhe Fede Valverde, shkruan Indeksonline

Kurse për mysafirët i shënuan: Lookman dhe Molina.

Me këtë fitore, Real Madridi mbetët në garë për titull, ku tani shkojnë në kuotën e 69 pikëve./Indeksonline/