75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 23 Mars 2026 / G T

Përdori telefonin në stol, Depay kritikohet nga tifozët: Merr miliona dhe shihni se çfarë bën!

Sulmuesi holandez, Memphis Depay është përfshirë në një polemikë në Brazil, pas një momenti të diskutueshëm gjatë ndeshjes mes Corinthians dhe Flamengo.

Depay u pa duke përdorur telefonin e tij në stol gjatë takimit, një veprim që është interpretuar nga shumë si mungesë përqendrimi dhe profesionalizmi në një ndeshje të rëndësishme të kampionatit brazilian, shkruan Indeksonline.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga tifozët dhe opinionistët sportivë. Kritikat janë përqendruar veçanërisht te fakti që një lojtar i nivelit të lartë dhe me një pagë të konsiderueshme duhet të tregojë angazhim maksimal edhe jashtë fushës së lojës.

Një nga komentet që ka marrë vëmendje të madhe në rrjet ishte: “Fiton mbi një milion dollarë në muaj dhe ja ku është duke ndezur fishekzjarrë në Instagram”, duke reflektuar pakënaqësinë e një pjese të tifozëve./Indeksonline/