75 Mall Live Search
09:59 / E Hënë, 23 Mars 2026 / G T

Duda për ndeshjen ndaj Kosovës dhe për kapitenin Skriniar: Ai luan edhe me një këmbë…!

Futbollisti i Kombëtares së Sllovakisë, Ondrej Duda, ka folur për ndeshjen ndaj Kosovës, e cila zhvillohet të enjtën nga ora 20:45.

Duda e di mirë se Kosova është kundërshtar i fortë, duke theksuar se disa lojtarë luajnë edhe në top-pesë ligat e Europës, shkruan Indeksonline

“Kundërshtari ka shumë lojtarë që luajnë në pesë ligat më të mira. Ata donin të përfaqësonin, ndoshta mendonin se do të ishin te Gjermania ose Zvicra, por në fund ata luajnë për Kosovën dhe janë vërtetë të motivuar”, ka thënë ai në konferencë për media.

Milan Skriniar është në dyshim për këtë ndeshje shkaku i lëndimit, por mbrojtësi ka udhëtuar me ekipin dhe kjo i gëzon lojtarët tjerë.

“Ai është kapiteni ynë, një lojtar me përvojë, do të luante edhe pa njërën këmbë. Besoj se do të jetë i gatshëm për lojë”, deklaroi ai.

/Indeksonline/