75 Mall Live Search
12:19 / E Hënë, 23 Mars 2026 / G T

Kombëtarja e Kosovës kontakton talentin e Bayern Munich, Erblin Osmani

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar për mediat se drejtori i ekipit kombëtar, Muharrem Sahiti, ka kontaktuar mesfushorin 16-vjeçar Erblin Osmani.

Osmani, i cili luan te akademia e Bayern Munich, debutoi së fundmi në Bundesligën gjermane, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Kombëtares së Kosovës, shkruan Indeksonline

“Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, e ka kontaktuar Erblin Osmanin”, u shpreh Shala në konferencë për media

Erblin Osmani konsiderohet një nga mesfushorët më premtues të moshës së tij dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për perspektivën e Kombëtares së Kosovës në vitet e ardhshme./Indeksonline/