Klopp shuan spekulimet: Nuk jam ende në pension
Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur rreth të ardhmes së tij.
Gjermani, i cili aktualisht është drejtor i futbollit në Red Bull ka shuar spekulimet që thonin se ai është pensionuar nga pozita e trajnerit.
Kohët e fundit, Klopp u lidh me skuadrën e Real Madridit dhe me Kombëtaren e Gjermanisë, por që u mohua nga ai.
“Në këtë moment nuk po e mendoj aspak dhe nuk kam asnjë motiv për ta bërë”, u shpreh Klopp.
“Nuk jam ende në fundin e karrierës, nuk e kam mbushur moshën e pensionit. Kushedi se çfarë do të ndodhë në vitet e ardhshme-shtoi Klopp-por për momentin nuk parashikoj asgjë”, shtoi Klopp.
Puna e fundit si trajner për Kloppin ishte te Liverpooli, në të cilin fitoi gjithçka./IndeksOnline/

