75 Mall Live Search
22:43 / E Hënë, 23 Mars 2026 / L A

Ish-trajneri i Dortmundit shihet si favorit kryesor për të zëvëndësuar Valverden te Bilbao

Trajneri kroato-gjerman, Edin Terziq është i papunë që nga largimi i tij nga Borussia Dortmund.

Dhe pritja po vjen drejt fundit pasi ai mund të vazhdojë karrierën në La Liga, tek skuadra e Athletic Bilbaos.

Ai shihet dhe si favoriti kryesor për ta zëvëndësuar Ernesto Valverden, me bisedimet që po shkojnë në ritmin e duhur.

Terziq, ishte trajner i Dortmundit në periudhat 2020-2021 dhe 2022-2024, ku fitoi Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe kishte arritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2024./IndeksOnline/